Politike

Çështja e Teatrit Kombëtar, PDIU: Të mbrojmë godinën, ëndrra 20-vjeçare e Ramës është shfaqja më brutale e pushtetit

15 Maj 2020, 13:25 Nga DOSJA
Çështja e Teatrit Kombëtar, PDIU: Të mbrojmë

TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim për mediat, PDIU shkruan se  ëndrra 20 vjeçare e Edi Ramës është shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu, e shoqëruar si gjithmonë me një aferë futje duarsh në xhepat e shpuar të shqiptarëve.

Sipas kësaj partie qeveria ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën, duke miratuar VKM-në për kalimin e truallit të TK si pronë e bashkisë. Më tej shtohet se sot Ministria e Shëndetësisë ka shtuar shifrat e të infektuarve, pasi komandohet nga Surreli.

RREGJIMI RILINDAS i FB pasi u tall me ekonominë e varfërinë e shqiptarëve, nuk hoqi dorë as në kohë pandemie nga grabitja e pronës publike dhe taksave të shqiptarëve. Sigurisht që në kohë pandemie realizimi i prishjes së Teatrit Kombëtar, ëndrra 20 vjeçare e Edi Ramës është shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu, e shoqëruar si gjithmonë me një aferë futje duarsh në xhepat e shpuar të shqiptarëve. Në kundërshtim me kushtetutën, në mesnatë kalojnë VKM- të e qeverisë, e po në mesnatë mblidhen të emëruarit e Rilindjes për Tiranën, sepse “Komiteti Qëndror i Ekspertëve” të pandemisë, i ka thënë Rilindasve që Covid-19 nuk del natën.

PDIU vlerëson se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar shkatërron përfundimisht çdo iluzion për një shtet ligjor në Shqipëri dhe është në të njëjtën kohë një atentat ndaj trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendit. PDIU mbështet pa asnjë rezervë Aleancën për Teatrin dhe i bën thirrje të gjithë mbështetësve të saj, të jenë në mbrojtje të Teatrit Kombetar dhe të shtetit ligjor në vend. Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qendror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e regjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo regjimi diktature”, thuhet në reagimin e PDIU-së.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës. Ndërkohë është proceduar për hrë të dytë, kryedemokrati Lulzim Basha, me 39 protestues të tjerë, pas protestës së zhvilluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deklarata e pdiu teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise deklarata e pdiu teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll