Politike

Zhdukja e armëve nga Teatri Kombëtar, Edmond Budina kërkon nisjen e hetimeve: Nuk i hoqi as Enver Hoxha

15 Maj 2020, 13:26 Nga DOSJA
Zhdukja e armëve nga Teatri Kombëtar, Edmond Budina kërkon nisjen

TIRANË -Regjisori Edmond Budina u ka kthyer përgjigje akuzave të kreu të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, menjëherë, pasi Teatri Kombëtar i kaloi këtij institucioni me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në një intervistë për Panorama”, Budina e ka quajtur Veliajn gënjeshtar dhe të paditur.

Ai sqaron se rekuizita, arkivi, gardëroba, bobinat e zërit janë dëmtuar gjatë zhvendosjes nga Drejtoria e Teatrit Kombëtar. Më tej Budina ka akuzuar drejtuesit e këtij institucioni për humbjen e objekteve, duke shtuar se gjatë kohës kur Teatri menaxhohej nga artistët, asgjë nuk ka dalë jashtë. Regjisori ka kërkuar nisjen e hetimeve, pasi sipas tij, që prej vitit 2014, kur drejtor i Teatrit ka qenë Hervin Çuli, kanë humbur rreth 70 armë.

Janë 70 pushkë, maliherë, automatikë etj., që u përkasin periudhës së pushtimit otoman, gjerman e italian dhe që të gjitha janë hequr nga Teatri Kombëtar e janë çuar në Ministrinë e Brendshme. Dhe këtu duhet të ketë një hetim: Ku kanë shkuar ato armëë Ato armë, nuk i hoqi nga Teatri Kombëtar as Enver Hoxha, që e dimë fort mirë se si ishte ai sistem. Edhe Hoxha i sabotoi, por nuk i hoqi. Ato armë viheshin në dispozicion të shfaqjeve dhe ishin një vlerë e jashtëzakonshme e Teatrit Kombëtar, kështu që e përsëris, kjo ngjarje duhet hetuar!“, u shpreh Budina. 

Bashkia e Tiranës mori dje në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Ditën e sotme ndërkohë, artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond budina trualli i tk i kalon bashkise vendimi per prishjen e teatrit edmond budina trualli i tk i kalon bashkise vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll