Politike

Basha akuza Ramës: Gjobite Sonila Meçon se është një zë kritik, kërkon të mbyllësh dhe mediat

15 Maj 2020, 14:33 Nga DOSJA
Basha akuza Ramës: Gjobite Sonila Meçon se është një

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur sot akuza kundër Kryeministrit Edi Rama. Më një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se Kryeministri, të cilin e quan RAMAVIRUSI ka infektuar dhjetëra vajza e nënsa me COVID-19, pasi refuzoi të mbyllje fasoneritë.

Më tej Basha shkruan se është gjobitur gazetarja Sonila Meço, pasi ajo është një zë kritik kundër qeverisë.

“RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Gazetarja Sonila Meço njofton se është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra masë administrative, nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, për shkak se sipas ISHSH ka thyer rregullin e vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, për të patur në studio jo më shumë se dy persona. Meço shkruan e indinjuar në rrjetet sociale se masa administrative i është vënë pa paralajmërim, ndërsa me mediat e tjera, autoritetet vepruan ndryshe.

(A.B. Dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjobitet sonila meco lulzim basha masat kunder covid 19 sonila meço gjobitet sonila meco lulzim basha masat kunder covid 19 sonila meço

Sondazh

Poll