Politike

E quan Ramën me ironi nxënës të Nolit dhe Konicës, gruaja e Adi Krastës kundër shembjes së Teatrit: Për shembuj shembje

15 Maj 2020, 15:31 Nga DOSJA
E quan Ramën me ironi nxënës të Nolit dhe Konicës,

TIRANË -Gruaja e gazetarit Adi Krasta, Brikena Krasta, u është bashkuar figurave të cilat kanë dalë kundër shembjen së Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e quan me ironi Ramën, nxënës të Nolit dhe Konicës, ndërsa zbulon edhe 3 prioritetet kryesore të tij, në mes të pandemisë.

Postimi i plotë i Brikena Krastës: 

Ne prioritet imediat te kryeministrit qe eshte njeherazi dhe nxenesi i Nolit e i Konices nuk paskesh qene as pandemia, as dalja nga rrenimi ekonomik, as negociatat e as Evropa. Nxenesi i Nolit e i Konices, mu ne zemer te Pandemise ka shpallur tri prioritete:
1. Shembja e Teatrit
2. Legalizimi i canabis-it
3. Amnistia fiskale

That’s it! Nxënësi i Nolit dhe i Konicës dhe të gjithë ata të mjerë qytetarë të Tiranës që do të kishin qenë në shesh duke u çjerrë per të njejtin akt të çdo kryeministri tjetër, janë të njëjtit që nuk kanë lënë kryeqytet evropian pa vizituar dhe pa admiruar cdo gjurmë kujtese e kulture e çdo shtëpi, ndërtese, kasolle e dhomë muze që ka qenë dikur strehë shkrimtarësh të njohur. Edhe kasollet e shtëpitë e vogla të shkrimtarëve e artistëve janë ruajtur me fanatizëm si muze dëshmi të shpirtrave që kanë krijuar. Vetëm kaq mjafton për të mos na i ndyrë ëall -et me broçkullat e zhvillimit. Per shembuj shembjesh të kultures e trashegimisë kthejuni videove te ISIS dhe shperndajini per propagande. Shame!

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një lidhje me emisionin “Opinion”, thkesoi vendosmërinë e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke shtuar se këtë mendim e ka pasur që para 20 vitesh.

Bashkia e Tiranës mori dje në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Ditën e sotme ndërkohë, artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike brikena krasta vendimi për shembjen e teatrit kombëtar brikena krasta vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll