Politike

“Dialogu me ekspertët i nevojshëm”/ Basha: Komisionerja e BE-së mesazh të qartë për shembjen e teatrit

15 Maj 2020, 11:20 Nga DOSJA

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripostuar në Twitter reagimin e Komisioneres se BE për Kulturën, Mariya Gabriel, për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kryedemokrati thekson se duhet të ndalohet menjëherë dhunimi i Kushetutës dhe ligjit.

“Faleminderit @GabrielMariya, @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK.”, shprehet Basha në Twitter.

 

Në një reagim të fundit, komisionerja shprehet se duhet të zhvillohet një dialog mes palëve, përpara se të merret një vendim i pakthyeshëm. Ajo theksoi se institucionet duhet të përfshihen në dialog me palët e interesuara.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, i cili është proceduar për herë të dytë nga Policia. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll