Politike

Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Petrit Vasili: Kanibalizëm shtetror, tu qëndrojmë përball maskarenjëve

15 Maj 2020, 15:35 Nga DOSJA
Kërkesa për mbylljen e RTV Ora, Petrit Vasili: Kanibalizëm

TIRANË- Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e konsideron një kanibalizëm shtetëror urdhrin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e Televizionit Ora. Në një postim në facebook, Vasili thotë se qeveria po përdor mashtrimin me pandeminë për të asgjësuar sigurinë e qytetarëve dhe çdo të drejte themelore të tyre.

Vasili shkruan se është tani ora të qëndrojmë përballë maskarenjeve me pushtet për të shpëtuar veten dhe atdheun.

Mbyllja e TV ORA nje Kanibalizem mafioz shteteror dhe shkencor. Mbyllja e gojes se medias se lire nje krim ndaj lirive te cdo qytetari. Mbyllja e ORA TV eshte Orë alarmi per demokracine, qe po goditet nga mafia e pushtetit. Mashtrimi me Pandemine po perdoret per te asgjesuar sigurine e qytetareve dhe cdo te drejte themelore te tyre. Tu qendrojme perballe maskarenjve me pushtet per te shpetuar veten dhe atdheun. ORA eshte tani”, shkruan Vasili.

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTVOra, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ishsh kerkon mbylljen e rtvora petrit vasili ishsh kerkon mbylljen e rtvora petrit vasili

Sondazh

Poll