“Jemi gati të përleshemi”, aktorja tregon si do veprojnë nëse mbërrin fadroma tek Teatri Kombëtar: Ky vend qeveriset n
15 Maj 2020, 11:36Nga DOSJA
TIRANË– Aktorja Adriana Tolka është shprehur se ata janë të vendosur edhe të përleshen, në rast se në zonën e Teatrit Kombtar vjen fadroma për ta shembur.
Në një prononcim për mediat, Tolka shprehet se ky vend qeveriset nga kriminelë dhe aktorët janë të përgatitur për më të keqen.
“Ne presim një përshkallëzim të situatës. Jemi të përgatitur. Duke qenë se ky vend qeverisët nga kriminele ne jemi të përgatitur për më të keqen. Nëse vjen fadroma këtu do të ketë përleshje. Ne jemi betuar që do të rrimë këtu,”- tha ajo.
Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës. Ndërkohë është proceduar për hrë të dytë, kryedemokrati Lulzim Basha, me 39 protestues të tjerë, pas protestës së zhvilluar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripostuar në Twitter reagimin e Komisioneres se BE për Kulturën, Mariya Gabriel, për çështjen e T...
TIRANË -Prokuroria e Posaçme ka regjistruar kallëzimin penal ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe nënkryetarit Arbjan Mazniku, të bë...
Tiranë- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar për përplasje nëse preket Teatri Kombëtar. Ajo denoncoi ‘live’ në një lidhje me News24 se sapo i ki...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim prej 2 orësh në Kryeministri.Ende nuk dihen detaje nga t...
TIRANE- Komisionerja për Inovacionin dhe Kulturën në Komisionin Evropian, Mariya Gabriel, ka reaguar për vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit K...
KAVAJË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar nga qyteti i Kavajës, ku zhvilloi një takim në Myftininë e Kavajës me kle...
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për e-mail-et e publikuara nga Fabian Topollaj, për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta s...
Sukth- Kryemdeokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të Sukthit, për të cilët është shprehur se vujnë pasojat e tërmetit. Në një postim...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pasi e gdhiu me artistët pran godinës së Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjete...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se Edi Rama gjobit edhe qytetarët që ndihmojnë të moshuarit në...