Politike

Çështja e Teatrit Kombëtar, ambasada britanike: Duhet dialog mes palëve

15 Maj 2020, 13:10 Nga DOSJA
Çështja e Teatrit Kombëtar, ambasada britanike: Duhet dialog

TIRANË- Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në njjë postim në mediat sociale, ambasada shkruan se mbështet deklaratën e Komisioneres për Kulturën në BE, Mariya Gaberiel, e cila kërkoi dialog.

Sipas këtij trupi diplomatik, dialogu nuk duhet të shkojë kurrë dëm, sidomos në këtë kohë të vështirë.

Ne përkrahim thirrjen e komisionerit evropian Gabriel për dialog dhe të gjithë personat e përfshirë duhet të lejojnë kohë e hapësirë që kjo të ndodhë në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk shkon kurrë dëm, sidomos në këto kohë të trazuara”, shkruan ambasada.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës. Ndërkohë është proceduar për hrë të dytë, kryedemokrati Lulzim Basha, me 39 protestues të tjerë, pas protestës së zhvilluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada britanike protesta te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise ambasada britanike protesta te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll