Politike

Shembja e Teatrit, Komisionerja për Kulturën në KE: Dialogu me ekspertët i nevojshëm përpara se të merren vendime të pak

15 Maj 2020, 10:25 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Komisionerja për Kulturën në KE: Dialogu me

TIRANE- Komisionerja për Inovacionin dhe Kulturën në Komisionin Evropian, Mariya Gabriel, ka reaguar për vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.  Në një postim në Twitter ajo shkruan se përpara se të merret vendimi, duhet konsultuar me shoqërinë civile dhe ekspertë trashëgmisë kulturore.  Gabriel shkruan më tej, se institucionet duhet të përfshihen në dialog me palët e interesuara.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i nevojshëm përpara se të merren vendime të pakthyeshme për Teatrin Kombëtar. Inkurajojmë të gjithë institucionet që të përfshihen në një debat konstruktiv me të gjitha palët e interesuara”, shkruan Gabriel.

Dialogue with civil society and experts of #cultural heritage is necessary before taking an irreversible decision on #NationalTheatre #Tirana.
We strongly encourage all relevant national institutions to engage now in a constructive dialogue with heritage stakeholders. pic.twitter.com/DurTplnXdg

— Mariya Gabriel (@GabrielMariya) May 15, 2020

Bashkia e Tiranës mori dje në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Ditën e sotme ndërkohë, artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mariya gabriel vendimi për shembjen e teatrit kombëtar mariya gabriel vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll