Shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Veprimtari i mirëstrukturuar kriminale, po i vihet kazma kulturës si në kohën e komunizmi
15 Maj 2020, 10:19Nga DOSJA
KAVAJË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar nga qyteti i Kavajës, ku zhvilloi një takim në Myftininë e Kavajës me klerikë, besimtarë dhe qytetarë, për të ndarë së bashku urimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në një prononcim për emdiat, Meta u pyet në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, çështje të cilën e konsideroi si një veprimtari të strkturuar kriminale.
Presidenti kujtoi shembjen e kishave dhe xhamive në kohën e komunizmit teksa shtoi se e njëjta gjë po përsëritet edhe me Teatrin Kombëtar, të cilit po i vihet kazma. Në fund, Meta shtoi se uron që të ketë reflektim mbi këtë situatë, pasi vlerat kulturore të një kombi nuk duhen cënuar.
“Humbje e parikuperueshme. Cënim i identiteti kombëtar. Teatrin e mbron më tepër se kushdo Kushtetuta. Më duket një marrëzi, dhe anti kushtetuese kjo çështje. Ka marrë një dimension të qartë dhe europian. Në duhet të ruajmë trashëgiminë kulturore. Nuk kam ndonjë gjë të re nga 24 orët e mëparshme kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë së re, që dorëzova në Kushtetuese. Ende nuk mund ta besoj, pasi më duket një papërgjegjshmëri përtej ekstremit të çdo llogarie sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të Kushtetutes, apo përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në prishjen apo shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, por flasim në mënyrë tepër të qartë për një veprimtari e mirëstrukturuar kriminale. Na mjaftojnë kujtime të kamzave të komunizmit ndaj kishave dhe xhamive. Po i vihet kazma edhe objekteve të kulturës, siç po ndodh edhe me Teatrin Kombëtar. Siç e thashë, më duken të pabesueshme këto që po lexoj në media dhe uroj që të ketë një reflektim,”– tha Meta nga Kavaja.
Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës. Ndërkohë është proceduar për hrë të dytë, kryedemokrati Lulzim Basha, me 39 protestues të tjerë, pas protestës së zhvilluar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për e-mail-et e publikuara nga Fabian Topollaj, për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta s...
Sukth- Kryemdeokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të Sukthit, për të cilët është shprehur se vujnë pasojat e tërmetit. Në një postim...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pasi e gdhiu me artistët pran godinës së Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjete...
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se Edi Rama gjobit edhe qytetarët që ndihmojnë të moshuarit në...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka kërcënuar sot Edi Ramën dhe Erion Veliajn, duke thënë se ata nuk mund të shembin...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reagim pas vendimit të Këshillit Bashkiak. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kryemadhi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për gjobën e vendosur nga Policia e Durrësit kundër tij. Basha nga sheshi i Teatrit ka thënë se ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar pranë artistëve dhe aktivistëve në Teatrin Kombëtar vetëm pak çaste pas publikimit të dokumentit për pr...
TIRANË– Atalanta Pasko, vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli, ka reaguar kundër deklaratës së Elisa Spiropalit, e cila tha se në Shqipëri nuk ka art e aktorë...