Politike

“Vendimi për prishjen e teatrit u mor në fshehtësi”/ Meta për e-mail-et e Topollajt: Nuk mund ta besoj!

15 Maj 2020, 09:38 Nga DOSJA
“Vendimi për prishjen e teatrit u mor në fshehtësi”/

Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për e-mail-et e publikuara nga Fabian Topollaj, për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar. Presidenti Meta shpehet se arrin ta besojë që ky vendim është marrë fshehurazi.

“Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!”, shprehet Meta në një postim në Facebook.

Anëtar i Këshillit Bashkiak, Topollaj deklaroi se mbledhja e djeshme është zhvilluar në fshehtësi dhe jashtë agjendës së mbledhjes së Këshillit. Ai publikoi e-maliet e Këshillit Bashkiak, nëpërmet të cilave është njoftuar se në mbledhjen online të 15 majit do të disktuohej për shembjen e Teaterit Kombëtar. Topollaj sqaroi se Erion Veliaj nuk duroi që vinte 15 maji, por dje me anë të një mbledhjeje online, ku kanë votuar pro 60 këshilltarë, miratuan shembja e e Teatrit. Ai sqaron më tej se pasi kishin marrë vendimin, Bashkia lajmëroi për zhvillimin e një mbledhje Këshilli të hënën më 18 maj ora 11, ku tashmë do të diskutohet ndërtimi i godinës së re.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në  Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta vendimi për shembjen e teatrit kombëtar ilir meta vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll