Politike

Me maskë dhe mëngët përveshur/ Basha takim me qytetarët në Sukth: Rama i ka braktisur, nuk kanë marrë asnjë ndihmë

15 Maj 2020, 09:33 Nga DOSJA
Me maskë dhe mëngët përveshur/ Basha takim me qytetarët

Sukth- Kryemdeokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të Sukthit, për të cilët është shprehur se vujnë pasojat e tërmetit. Në një postim në Facebook kreu i PD-së shprehet se shteti këtyre banorëve nuk u ka dhënë asnjë ndihmë edhe gjatë kohës së pandemisë.

“Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes.”, shprehet Basha në një postim në Facebook.

Edhe në takimin e sotëm, Basha ka respektuar masat e distancimit social. Në foto ai shfaqet me maskë, me mëngët përveshur dhe nuk u jep dorën qytetarëve, por i u “shtrëngon” atyre brrylin.

”Ka rënë populli në zero. Nuk kemi me çfarë të marrim bukën, nuk kemi me çfarë te marrim një kilogramë domate, një kilogramë speca.- i tha zotit Basha një banore e Sukthit, shtëpia e së cilës është dëmtuar nga tërmeti.

Dialogu i Bashës me banorët:

Basha: Ju vazhdoni me të njëjtat kushte siç ju pashë herën e fundit?
Banor: Ashtu jemi. Më keq. Edhe më keq.
Basha: Keni marrë ndonjë mbështetje financiare?
Banore: Nuk kam marrë as një shishe ujë. Pension jo, rrogë jo, për të ngrënë jo, ku do të shkojmë, ku do të jetojmë ne o nenë?
Banor: Nuk kanë pyetur a jemi gjallë. Po nuk dua asgjë vetëm të na thonë çfarë do të bëhet për pallatin. Erdhën prapë dje dhe nuk na thanë asgjë, asnjë dokument, asgjë.
Basha: Zonjë po ndihma ushqimore të kanë ardhur ty?
Banore: Asnjë gjë, për kokë të atij djali që kam rrugëve andej. Asnjë kokërr kripe të ma sjellin në derë nuk më kanë sjellë. Asnjë gjë, as pension, as ndihmë ekonomike, asnjë gjë.

Reagimi i plotë në Facebook: 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kriza e covid-19 lulzim basha kriza e covid-19 lulzim basha

Sondazh

Poll