Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Basha: Akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë, po na rrënon Ramavirusi

15 Maj 2020, 07:55 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Basha: Akt lufte ndaj shoqërisë dhe

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pasi e gdhiu me artistët pran godinës së Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se çështja e Teatrit Kombëtar është një vjehdje e dhunshme që poi u bëhet shqiptarëve.

Kryedemokrati shton më tej se e quan një vjedhje të dhunshme që iu bëhet shqiptarëve, dhe një akt lufte ndaj shoqerisë që po ndodh në ms të pandemisë.

Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord,”- shkruan Basha.

Ky reagim vjen një ditë pasi artistët dhe kryedemokrati u mblodhën në godinën e Teatrit Kombëtar dhe kaluan natën aty.  Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll