Aktualitet

Cakaj: Negociatat kërkojnë bashkëpunimin e të gjithëve

15 Maj 2020, 12:22 Nga DOSJA
Cakaj: Negociatat kërkojnë bashkëpunimin e të gjithëve

Tiranë- Gent Cakaj, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj mori pjesë sot në mbledhjen e radhës së Komisionit për Integrimin Evropian. Në këtë mbledhje ai raportoi pranë komisionit lidhur me  punën madhore që është bërë deri më sot dhe detyrat e vendosura në të ardhmen, për të përparuar drejt anëtarësimit në BE.

Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë” tha Cakaj.

Gjithashtu, ai theksoi se fillimi i negociatave është jo vetëm kurorëzim i reformave madhore, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por, edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë punën e pakursyer të gjithsecilit e bashkëpunimin e të gjithëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj gent cakaj

Sondazh

Poll