Aktualitet

Rezistenca tek Teatri Kombëtar, procedohet dhe gjobitet për herë të dytë brenda 24 orëve Lulzim Basha dhe zyrtarët e PD-s

15 Maj 2020, 10:38 Nga DOSJA
Rezistenca tek Teatri Kombëtar, procedohet dhe gjobitet për herë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është gjobitur dhe proceduar penalisht për herë të dytë brenda 24 orëve.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, Basha dhe 39 protestues të tjerë janë proceduar, gjobitur dhe u është hequr leja e drejtimit pas protestës tek Teatri Kombëtar, me arsyetimin se janë grumbulluar përtej fashës së lejuar dhe në kohën e pandemisë së Covid-19, duke shkelur masat e vendosura.

Mes të proceduarve janë edhe disa zyrtarë të tjerë të PD-së, Klevis Balliu, Çlirim Gjata dhe Sait Dollapi. Mes tyre është edhe aktori Robert Budina, ndërsa të tjerët, nuk janë identifikuar ende.

Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u gjobit për shkeljen e rregullave të parandalimit të përhapjes së COVID, pasi zhvilloi një takim në një restorant me disa biznesmenë në Durrës. Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se Bashës i është marrë dhe patenta e po kështu është vepruar dhe me personat e tjerë që ishin në takim.

Njoftimi i policisë Tiranë

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ. Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19. Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha procedohet lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit lulzim basha procedohet lulzim basha vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll