Aktualitet

DËSHMIA/ 7 të infektuar tek “Endi SHPK”, punonjësja e fasonerisë rrëfen tmerrin: Na trajtojnë si kafshë, derën e kem

15 Maj 2020, 10:33 Nga DOSJA
DËSHMIA/ 7 të infektuar tek “Endi SHPK”, punonjësja e

DURRËS– Një punonjëse e fasonerisë “Endi shpk”, kompania, nga e cila doli dhe u përhap koronavirusi në Krujë, denoncon kushtet me të cilat trajtohen në punë.

Në një prononcim për Dosja.al, punonjësja në fjalë, e cila aktualisht është e punësuar pranë degës së kësaj fasonerie në zonën e plazhit në Durrës, në lagjen nr.13, shprehet se kompania është mbyllur për momentin dhe se ata nuk janë lajmëruar.

Punonjësja shton më tej, se ata kanë marrë pagesa për pesë orë punë, ndërkohë që realisht kanë punuar si gjithmonë, me nga tetë orë, përfshirë edhe të shtunën. Përsa u përket masave të mbrojtjes, ajo shprehet se kanë vetëm maska në material cope, sepse maskat e tjera nuk ua jep njeri dhe u thonë që t’i blejnë vetë. Gruaja shprehet se ata janë ngritur në protestë dhe kërkojnë shpjegime, por që kompania u ka mbyllur derën dhe nuk u ka dhënë asnjë përgjigje, edhe pse ata që janë mbledhur kanë qenë 50-60 punonjës. Tashmë, sipas punonjëses, shumë pak prej tyre, por presin përgjigjen e analizave, pë rata që u janë marrë tamponët.

Na trajtojnë si kafshë. Na kanë paguar për pesë orë punë, ndërkohë që kemi punuar tetë orë, madje edhe në ditët e shtuna. Na kanë dhënë maska prej cope, që qepim aty, ndërsa për të tjera na thonë, i blini vetë. Jemi gjithsej 800 punonjës aty, por vetëm 50-60 jemi ngritur në prostestë. Nuk na japin asnjë lloj shpjegimi. Tashmë jemi mbyllur në shtëpi, na janë marrë tamponët dhe presim përgjigje. Shumë pak u janë marrë tamponët, 10-20 vetave, nga të gjithë që jemi aty. Ndërsa për dezinfektantë e për të tjera, kemi, s’është se s’kemi, por vetëm kur e marrin vesh që kemi kontrolle, se si e marrin vesh s’e di, i nxjerrin ata,”- tregon punonjësja.

Sot në Durrës janë konfirmuar shtatë raste të reja, vatra e të cilëve është fasoneria. Aktualisht në Shqipëri, ka shkuar në 916 numri i të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 18 të tjerë të infektuar, 7 në Durrës, 2 në Krujë, 5 në Berat dhe 4 raste në Tiranë. Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, ka mbetur në 31, ndërkohë që në spitalet COVID janë aktualisht 19 persona të shtruar, 4 prej te cilëve janë në terapi intesive. Numri i personave të shëruar ka shkuar në 705.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne durres koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne durres koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll