Aktualitet

Lëviznin me Hummer, kush janë 2 “të fortët” e Korçës që “shënjestroi” sot OFL, njëri ish-kryeplak dhe tjetri sh

15 Maj 2020, 11:32 Nga DOSJA

Tiranë- OFL, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët 4 “të fortëve” në Korçë dhe Pogradec. Mësohet se në “sitën” e OFL-së janë Theodhor Dhamo, Erjon Llapushi, Arben Pilinci dhe Vangjel Zguri.

Erjon Llapushi

Llapushi është dënuar nga Gjykata e Pogradecit përShtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.  Ai është dënuar nga gjykata, pasi ka qenë e një grupi kriminal, që shantazhonte dhe terrorizonte me dhunë biznesmenët duke u vendosur ‘gjoba’. Llapushi ra në pranga në shkurtin e 2019-ës pasi dy vëllezër biznesmenë informuan në dhjetor te vitit 2018 prokurorinë për kërcënimet.

Arben Pilinçi

Pilinçi është dënuar nga gjykata e Korçës për veprën penale “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”. Në vitin 2016 ai ka qenë kryeplaku i fshatit Podgorie në qarkun e Korçës, edhe pse i dënuar për vrasje. Po në këtë vit ai është akuzuar edhe për trafik droge.  Gjithmonë ka reklamuar jetën e tij luksoze, mes makinave e parave. Zakonisht lëvizte me makinë tip “Hummer”. Ndërkohë dy të tjerët, Vangjel Zguri dhe Theodhor Dhamo janë të dënuar për trafik droge.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben pilinci erjon llapushi ofl theodhor dhamo arben pilinci erjon llapushi ofl theodhor dhamo

Sondazh

Poll