Aktualitet

Grabitën me dhunë postierin në Fier dhe i morën lekët e pensioneve, 2 të rinj në pranga

15 Maj 2020, 12:20 Nga DOSJA
Grabitën me dhunë postierin në Fier dhe i morën lekët e

FIER-Një grabitje me dhunë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku dy të rinj i kanë marrë  një sasi prej 150 mijë lekë të reja postierit që shpërndante pensionet në fshatin Sulaj. G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier, i kanë marrë çantën ku mbante paratë, por për fat të mirë, ngjarja është zbardhur nga policia në një kohë shumë të shpejtë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.

Fier I vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës, Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale sasia e lekëve të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë mirorganizimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar. Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilëve gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua edhe çanta me sasinë e lekëve që i kishin marrë me dhunë punonjësit të postës.

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet postieri grabitje ne fier grabitet postieri grabitje ne fier

Sondazh

Poll