Aktualitet

Plagoset në dorë 50-vjeçari me të shkuar kriminale në Selenicë, autori i maskuar qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga

15 Maj 2020, 11:21 Nga DOSJA
Plagoset në dorë 50-vjeçari me të shkuar kriminale në

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin Selenicë në Vlorë, ku ka mbetur i lënduar Jetnor Xhaferraj. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se 50-vjeçari është plagosur në parakrah, dhe autori është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi. Burimet gjithashtu sqaruan se autori ka qenë i maskuar, dhe menjëherë pasi ka shtënë mbi Xhaferrajn është larguar me një makinë me xhama të zeza. Po ashtu, mësohet se i plagosuri Jetnor Xhaferraj, është i njohur për policinë e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Rreth orës 11:45, në rrethana ende të paqarta shtetasi J.Xh, rreth 50 vjeç, dyshohet se pranë banesës së tij është plagosur me armë zjarri në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jetnor xhaferraj plagosje me arme zjarri ne selenice jetnor xhaferraj plagosje me arme zjarri ne selenice

Sondazh

Poll