Aktualitet

Tiranë mirëpret Marshimin e 11-të të Krenarisë të komunitetit LGBTI

15 Maj 2020, 10:40 Nga DOSJA
Tiranë mirëpret Marshimin e 11-të të Krenarisë të

TIRANËSot në mëngjes, Ambasada PINK, së bashku me organizatat e saj partnere, organizuan Marshimin e 11-të të Krenarisë LGBTI, një event i përvitshëm që zhvillohet për të ndërgjegjësuar publikun mbi gjendjen e personave LGBTI në Shqipëri dhe më gjerë. #TIRANAPRIDE2020, ashtu si edhe në vitet e tjera, u zhvillua afër datës 17 Maj – që përkon me Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë.

Marshimi i Krenarisë Tiranë këtë vit zhvillohet nën moton “Ji krenar! Ço flamurin!” dhe përkon me Festivalin e 11-të të Diversitetit LGBTI në Shqipëri, një event kombëtar i Ambasadës PINK Shqipëri. Për shkak të Covid19 dhe masave të vendosura për sigurinë e qytetarëve në Tiranë, Marshimi u zhvillua me pjesëmarrje tepër të kufizuar, por kjo nuk ia zvogëloi as kuptimin dhe as rëndësinë që ajo ka për Shqipërinë dhe vetë komunitetin LGBTI.

Marshimi u hap në ora 9.30 në oborrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me një ceremoni modeste që u mirëprit nga zv. Ministrja Bardhylka Konspiri dhe Drejtorja e Përgjithshme e Politikave Sociale dhe Shëndetësore, znj. Merita Xhafaj. Gjatë ceremonisë, një flamur i lartë rreth 2 metra iu dorëzua zyrtarëve të Ministrisë nga organizatorët e Paradës, në shenjë të përgjegjësisë dhe punës që Ministria duhet të zhvillojë për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, raporton Ambasada Pink në Shqipëri.

Më pas Marshimi ndaloi përpara Bashkisë Tiranë, ku u mirëprit nga disa zyrtarë të saj, të cilët flamurin e dhuruar nga #TiranaPride2020 e vendosën në katin e dytë të ndërtesës. Që këtu Tirana Pride marshoi përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, i cili që në mëngjes ishte mbushur me flamujtë LGBTI nga Bashkia Tiranë, në rrreth 1 km rrugë të tij.

Marshimi ndaloi përpara Kryeministrisë, ku u zhvillua ceremoni e vendosjes së flamurit përpara ndërtesës së Qeverisë shqiptare, për të kaluar më pas në vendosjen e flamurit përpara ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë.

“Shqipëria ishte vendi e parë në Ballkanin Perëndimor që theu tabunë e organizimit të Marshimit të Krenarisë. Jam vërtetë i lumtur që zhvillimi i tyre ka patur kaq shumë mbështetje nga institucionet, por edhe qytetarët, që është një tregues i qytetarisë dhe mikëpritjes së

Tiranës, si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve.”- tha Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/ECPAT Shqipëri dhe President i Ambasadës PINK Shqipëri. Pavarësisht se Shqipëria prej vitesh ka bërë përparime në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit paragjykimet, diskriminim dhe dhuna në familje janë prezente në jetën e shumë personave LGBTI. Qëndrimet shoqërore ndaj komunitetit LGBT në Shqipëri janë përgjithësisht negative dhe ndër më të pafavorshmet në nivel Evropian.

(g.sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita nderkombetare kunder homofobise komuniteti lgbti dita nderkombetare kunder homofobise komuniteti lgbti

Sondazh

Poll