Aktualitet

Kërkuan pagën e luftës, 20 punonjës të fasonerisë në Vorë pushohen nga puna

15 Maj 2020, 10:46 Nga DOSJA
Kërkuan pagën e luftës, 20 punonjës të fasonerisë

VORË- Një pjesë e punonjësve të fasonerisë në Vorë janë pushuar nga puna. Vendimi vjen pak ditë pasi 250 punonjës të kësaj fasonerie kërkuan me ngulm paratë e tyre, pasi nuk kishin marrë as pagën e luftës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 20 punonjës janë larguar nga puna, si pasojë e kësaj proteste, pasi ata rrëfyen në publik të gjithë atë që ndodhte në këto fasoneri.

Sipas tyre, kushtet e punës nuk mundësonin distancimin social, e megjithëse ata kanë punuar si çdo ditë, ata nuk janë paguar.

 

Burimet gjithashtu bën me dije se atyre iu është kërkuar që të mos shkojnë më në punë. Ende nuk ka një sqarim nga institucionet në lidhje me rastin e fasonerive. Paralelisht në Durrës, më e rëndë është situata në Endi Shpk, ku punonjësja e një fasonerie ka denoncuar për Dosja.al kushtet e tmerrshme të punës, dhe rrezikun e infektimit nga COVID-19.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne vore koronavirusi ne shqiperi fasoneria ne vore koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll