Aktualitet

Grumbullimi tek Teatri Kombëtar, Soreca: Respektoni rregullat, njerëzit duhet të dalin nga kriza

15 Maj 2020, 12:06 Nga DOSJA
Grumbullimi tek Teatri Kombëtar, Soreca: Respektoni rregullat,

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka kërkuar që qytetarët shqiptarë të respektojnë distancimin social dhe rregullat e vendosura për minimizimin e përhapjes së koronavirusit.

Pak minuta pas shpërndarjes së protestës tek Teatri Kombëtar, pas të cilës u proceduan 40 persona, mes tyre zyrtarë të Partisë Demokratike,  si kryetari Lulzim Basha, ish-deputeti Klevis Balliu, Çlirim Gjata, etj, Soreca kërkon që njerëzit të respektojnë rregullat në mënyrë që të dalin nga kriza.

Ne duhet të rezitojmë dhe të jemi të disiplinuar në luftën ndaj Covid-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Europa do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për shqiptarët. Dorëzimi tjetër i pajisjeve mjekësore që është planifikuar, do të ijë javën tjetër,”– shkruan Soreca.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, Basha dhe 39 protestues të tjerë janë proceduar, gjobitur dhe u është hequr leja e drejtimit pas protestës tek Teatri Kombëtar, me arsyetimin se janë grumbulluar përtej fashës së lejuar dhe në kohën e pandemisë së Covid-19, duke shkelur masat e vendosura.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca vendimi per prishjen e teatrit luigi soreca vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll