Politike

Shembja e gjimnazit ‘Sami Frashëri’/ Ngatërresa e Bollinos për vendimin e Bashkisë, Kryemadhi e ‘thumbon’: T

14 Maj 2020, 20:56 Nga DOSJA
Shembja e gjimnazit ‘Sami Frashëri’/ Ngatërresa e Bollinos

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka “shpërthyer” në akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kryemadhi u shpreh se Veliaj ka prishur pa një vendim të Këshillit Bashkiak edhe gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë.

Më tej, ajo ka paralajmëruar se nëse gjatë protestës së opozitës dhe artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të derdhet gjak, ‘haku’ do t’i merret sipas saj kryeministrit Edi Rama. 

“Mos të prekin një fije floku të grave dhe vajzave ndryshe do të përplasem kokë më kokë me Gardën. Ky s’ka para për tampone, paska para për Teatrin. Të sekustrojnë të gjitha të dhënat, kamerat dhe të gjejnë nga kush kompjuter ka dalë dokumenti. Se kështu prishën edhe shkollën Sami Frashëri. I shtohet edhe një akuzë tjetër Erion Veliajt. Si mund ta prishi pa vendim, apo se është shumicë? Të dali në zgjedhje dhe ta shohë mirë”-tha Kryemadhi.

Ndërkohë në studio ka ndërhyrë edhe gazetari Carlo Bollino, i cili është shprehur se vendimi për prishjen e shkollës ishte marrë dy mbledhje më parë. 

Bollino: Jo, jo! Vendimi për prishjen e “Sami Frashërit” është marrë para dy mbledhjesh. U shpreha unë gabim

Kryemadhi: Ta paska thënë Fuga gabim!

Bollino: Nuk trafikoj informacione, si ti.

Kryemadhi: Nuk jam me trafikantët, unë jam me antidrogën

Më tej, në fjalën e saj Kryemadhi ka shtuar se nesër do të jetë ajo në sheshin e Teatrit Kombëtar dhe se do të bëjë “roje” me radhë, pasi sot atje ka shkuar kryedemokrati Lulzim Basha. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi trualli i tk i kalon bashkise monika kryemadhi trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll