Politike

Vendimi për shembjen e TK, Kryemadhi: Nuk ka pasur mbledhje në bashki sot, është falsifikuar dokumenti

14 Maj 2020, 20:42 Nga DOSJA
Vendimi për shembjen e TK, Kryemadhi: Nuk ka pasur mbledhje në bashki

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reagim pas vendimit të Këshillit Bashkiak. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kryemadhi u shpreh se sot është kryer një falsifikim, pasi nuk ka pasur një mbledhje të Këshillit Bashkiak.

Shkresa ka rrjedhur nga socialistë të ndershëm. Vendimi është firmosur pa u mbledhur Këshilli Bashkiak dhe ka pasur një falsifikim.

Është një falsifikim i opinionit publik. Mua ka kanë thonë socialistët, sepse nuk mund të mbajnë këtë barrë mbi supe. Merrni kryetarin e Këshilllit Bashkiak dhe pyeteni, merrni dhe prokurorinë”, u shpreh Kryemadhi.

Kjo deklaratë është bërë në një kohë kur tensionet për godinën e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve. Po ashtu Basha sot është takuar me artistët dhe ka thënë se Teatri Kombëtar është vija e kuqe dhe nuk do të lejojë shembjen e godinës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryamadhi shembja e teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise monika kryamadhi shembja e teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll