Politike

Firmoset shembja e Teatrit Kombëtar, Basha shkon me maskë, mohon skenarin e ‘Astirit’: Do kaloj këtu orë të tëra, soli

14 Maj 2020, 20:26 Nga DOSJA
Firmoset shembja e Teatrit Kombëtar, Basha shkon me maskë, mohon

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar pranë artistëve dhe aktivistëve në Teatrin Kombëtar vetëm pak çaste pas publikimit të dokumentit për prishjen e godinës.

Në fjalën e tij para mediave të pranishme, Basha e quajti Këshillin Bashkiak të paligjshëm dhe u shpreh i vendosur se do t’i qëndronte pranë aktorëve.

Këshilli është i paligjshëm. Për sa kohë do të jetë ai njeri në krye të punëve, gjithë kjo vjedhje, gjithë kjo dhunë ka emrin e Edi Ramës. Ai do të mbajë përgjegjësi për të gjitha. Kryebashkiaku është uturaku. PD ka qënë pranë artistëve. Ata po mbrojnë diçka që po u ndodh të gjithëve. Do të kaloj këtu orë të tëra. Do të jem pranë tyre. Unë po solidarizohem me artistët. E qau shëndetësinë Rama në fakt që thotë vija e zjarrit është tek spitali. Vjedhja dhe batërdia vazhdon,“-tha Basha

I pyetur për një skenar të ngjashëm me atë të zonës së Astirit, kryedemokrati e mohoi duke pretenduar se përfaqësuesit dhe banorët ishin kapur në befasi.

Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet, shkuan që në 5:00 të mëngjesit në Astir me gaz lotsjellës. Kur shkuan përfaqësuesit tanë ishte tepër vonë sepse i kishin zhvendosur një pjesë të banorëve,”-shtoi ai.

Kjo deklaratë është bërë në një kohë kur tensionet për godinën e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve. Po ashtu Basha sot është takuar me artistët dhe ka thënë se Teatri Kombëtar është vija e kuqe dhe nuk do të lejojë shembjen e godinës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha trualli i tk i kalon bashkise lulzim basha trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll