Politike

“Plasi sytë Edi Rama”/ Vasili publikon gjobën ndaj 61-vjeçarit: Turp, qytetari u ndëshkua se shkoi të ndihmonte nënën

15 Maj 2020, 05:30 Nga DOSJA
“Plasi sytë Edi Rama”/ Vasili publikon gjobën ndaj

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka deklaruar se Edi Rama gjobit edhe qytetarët që ndihmojnë të moshuarit në këtë periudhë pandemie. Në një postim në Facebook, Vasili ka publikuar gjobën që policia i ka vënë një 61-vjeçari, teksa ky i fundit po lëvizte jashtë fashës së lejuar për të ndihmuar nënën 90-vjeçare.  Këtë gjobë Vasili e quan një turp të qeverisë Rama.

“Plasi syte Edi Rama! Shihe si gjobitet qytetari se shkon te ndihmoje nenen 90 vjeçare.(DOKUMENTI). Edi Rama ti kujdesesh per nenen tende dhe mire ben. Po turp nuk te vjen qe lëshon xhagajduret e tu te policise, qe gjobisin paturpesisht qytetarin 61 vjeç qe shkon te ndihmoje nenen 90 vjecare. Turp dhe te zente nema e te gjitheve ne se ke kazem dhe jo zemer.”, shprehet Vasili.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll