Aktualitet

Manastirliu thirrje qytetarëve: Zbatoni masat, nëse do kemi sërish rritje të numrit të të prekurve, do bëjmë hapa pas

15 Maj 2020, 09:18 Nga DOSJA
Manastirliu thirrje qytetarëve: Zbatoni masat, nëse do kemi

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ngriti shqetësimin për rritjen e rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, kërkoi nga qytetarët respektimin e rregullave për të mos u kthyer në gjendjen e mëparëshme. Ajo theksoi se nëse nuk do të respktohen masat, do të bëjmë hapa pas, pasi numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Ministrja nënvizoi se ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes.

“Ekspertët tanë e kanë thënë që në kryer të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme.  Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes”, tha Manastirliu.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manasitrliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll