Aktualitet

Pas 49 ditësh në luftë me COVID/ Deputeti Alimadhi lë spitalin: Kushte të vështira tek Infektivi, ishte si të jetoje mes

15 Maj 2020, 08:32 Nga DOSJA
Pas 49 ditësh në luftë me COVID/ Deputeti Alimadhi lë

Tiranë– Deputeti Adritatik Alimadhi ka lënë spitalin, pas 49 ditësh luftë me COVID-19. Alimadhi për “News 24” ka deklaruar se Infektiv nuk i plotëson kushtet për të qenë një spital COVID. Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore ai tha se do të vijojë të mbajë oksigjen.

“Mjekët më rekomanduan që të vijoj të mbaj oksigjen. Gjendja ime aktualisht është më e qetë. Infektivi nuk i plotëson kushtet për spital COVID, janë kushte të vështira në spital. Mjekët në Infektiv janë të përkushtuar por kushtet janë të vështira. Të prekesh nga COVID-19, ishte si të jetoje mes të vdekurve”, tha Alimadhi.

Më tej ai është shprehur se virusin mund ta ketë marrë gjatë takimeve që ka zhvilluar me qytetarët.  Deputeti  i konsideroi masat anti-COVID të rrepta e të ashpra, por nga ana tjetër tha se disa duhen respektuar.

Deputeti Adritatik Alimadhi ka fituar betejën me COVID-19. Gjatë qëndrimit në spital ai ka falënderuar mjekët për shërbimin. Edhe vëllai i deputetit,  Fatos Alimadh u prek nga COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi adriatik alimadhi

Sondazh

Poll