Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Liçaj: Akt-ekspertimi i falsifikuar, do t’i kallëzojmë në Prokurori

15 Maj 2020, 08:12 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Liçaj: Akt-ekspertimi i falsifikuar, do

Tiranë- Aktori Neritan Liçaj ka deklaruar për Ora News se  akt-ekspertimi i Teatrit Kombëtar është bërë dokumente të falsifikuara. Ai u shpreh se për këtë gjë, ditën e sotme do të depozitojnë në prokurori një padi ndaj Këshillit Bashkiak për falsifikim dokumenti.

“Kur kanë bërë akt ekspertimin në 2018 edhe ai ka qenë një falsifikim, sepse ne e kemi zbuluar me fakte që 3 nga ata personat që e kanë firmosur nuk kanë licencë. Të gjithë të tjerët janë njerëz të qeverisë. Këta nuk ndalen këtu, këta venë e bëjnë akt ekspertimit tani. Ku kanë ardhur këta të bëjnë akt ekspertimin, këta të gënjejnë ditën për diell dhe sigurisht për këtë do të ketë ndjekje penale sepse kanë falsifikuar dokument. Do shkojmë në prokurori pas pak për bërë kallëzim penal për falsifikim dokumenti, shfrytëzim posti etj. Është një shtet po detyron njerëzit që po nuk falsifikoni dokumentet do t’ju pushojmë nga puna.”, u shpreh ai. 

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neritan licaj vendimi per prishjen e teatrit neritan licaj vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll