Aktualitet

“Më përdhunuan dhe më morën para”, Gjykata lë në burg të dashurin e 23-vjeçares, liron shokun e tij

15 Maj 2020, 08:22 Nga DOSJA
“Më përdhunuan dhe më morën para”, Gjykata

FIER– Gjykata e Apelit në Fier ka lënë në burg të dashurin e një 23-vjeçareje, e cilae akuzoi për përdhunim bashkë me shokun e tij, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në “detyrim paraqitjeje”.

Mësohet së në burg është lënë Musa Gudo, ndërsa në detyrim paraqitjeje, shoku i tij, Orges Aliçani.

Dy të rinjtë, u akuzuan nga 23-vjeçarja, më datë 5 maj, e cila shprehej në polici se i dashuri i saj Gudo, bashkë me mikun e tij, e kanë përdhunuar dhe i kanë marrë paratë.

Në rrëfimin e saj, ajo është shprehur se disa ditë më parë i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij, por sapo ishte futur brenda kishte gjetur edhe shokun e tij. Sipas vajzës, fillimisht të rinjtë i kërkuan që t’u siguronte një shumë parash, duke i sygjeruar që t’i merrte nga të afërmit.

Por pas kundërshtimit të ashpër, djemtë e përdhunan me radhë 23-vjeçaren. Pasi ia doli që të largohej nga shtëpia, në gjendje të rënduar psikologjike, vajza u tregoi familjarëve për ngjarjen e rëndë dhe gjithçka përfundoi në polici, duke u mundësuar edhe arrestimi i dy të rinjve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier musa gudo orges alicani perdhunimi ne fier fier musa gudo orges alicani perdhunimi ne fier

Sondazh

Poll