Aktualitet

50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi, arrestohen dy persona në Tepelenë

15 Maj 2020, 08:15 Nga DOSJA
50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi, arrestohen dy persona në

TEPELENË– Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tepelenës, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë personi me inicialet A. L., 42 vjeç, banues në fshatin Rexhin, Tepelenë dhe personi me inicialet S. P., 43 vjeç, banues në fshatin Memaliaj.

Dy të arrestuarit janë kapur me 50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi që ishin gati për t’u mbjellë. 

Njoftimi i policisë Tepelenë

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në fshatin Rexhin, Tepelenë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën 50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Po gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë vënë në pranga shtetasin S. P., 43 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi iu gjet një sasi farash cannabis sattiva, në tentativë për t’i kultivuar.

Vijon intensivisht kontrolli i territorit për evidentuar dhe parandaluar çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne tepelene tepelenë arrestohen dy persona ne tepelene tepelenë

Sondazh

Poll