Aktualitet

7 raste të reja me COVID-19 në Durrës, punonjës të një fasonerie

15 Maj 2020, 08:58 Nga DOSJA
7 raste të reja me COVID-19 në Durrës, punonjës të

Durrës-Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 7 raste të reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata janë punonjës të një fasonerie që ndodhet në zonën e Plazhit. Mësohet se kjo fasoneri ku janë shënuar 7 raste të reja  ka filial në Krujë, nga ku dyshohet të ketë ardhur infeksioni.

Janë kryer në total 27 tamponë për Covid-19, ku prej tyre kanë rezulatuar pozitivë 7 pacientë.  Pak më herët Dosja.al mësoi se gjatë orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 5 persona të së njëjtës familje në Durrës dhe një person në Krujë.

 

COVID-19 nuk është larguar ende nga Shqipëria. Në vendin tonë deri më tani janë infektuar  898 persona dhe 31 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë, betejën me virusin e kanë fituar 77% e të prekurve.  Eugena Tomini nga ISHP deklaroi një ditë më parë  se gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 181 qytetarëve kanë rezultuar me COVID 18 prej tyre dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 898.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll