Aktualitet

Prishja e teatrit/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në prokurori 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit (EMRAT)

15 Maj 2020, 07:53 Nga DOSJA
Prishja e teatrit/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në prokurori

Tiranë- Ditën e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka paditur në Prokurorinë e Tiranës  3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, pasi kanë firmosur akt-ekspertimin, të cilin e kanë dorëzuar Bashkisë së Tiranës ku sugjerojnë shembjen e godinës së teatrit. Mësohet se janë paditur Elbarina Kola specialiste pranë Institutit të Ndërtimit, Artur Hasantare përgjegjës në këtë Institutit dhe Olsi Nunaj specialist. Akuza nën të cilën ata do të hetohen nëse prokuroria nis hetim ndaj tyre, është për ‘shpërdorim detyre’.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vendimi per prishjen e teatrit vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll