Aktualitet

Kalonin klandestinë dhe u premtonin Europën, arrestohen dy të huaj dhe dy shqiptarë që përfitonin para, procedohen dhe tre

15 Maj 2020, 08:09 Nga DOSJA
Kalonin klandestinë dhe u premtonin Europën, arrestohen dy të

TIRANË– Dy persona me shtetësi të huaj dhe dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjenin emigrantët të jashtëligjshëm, dhe në këmbim të parave i dërgonin në Mal të Zi, me destinacion Europën. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, katër personat janë vënë në pranga, në kuadër të operacionit të koduar “BACKLASH”.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas turq. Shqiptarët dhe dy të huajt, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera (marokene, afgane, irakene) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë.

Më pas, ata i sistemohenin fillimisht në dhoma me qira apo hostele në zonën e Laprakës, dhe i transportonin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian. Dy të huajt, siriani dhe marokeni dyshohet se kanë rol organizator në këto transportime.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “BACKLASH”. Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. Arrestohen në flagrancë katër shtetas (dy të huaj dhe dy shqiptar), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrant klandestinë nga zona e Korçës në Tiranë dhe më pas për në Mal të Zi, me qëllim destinacionin final një nga vendet e BE-së. Procedohen në gjendje të lirë, për kalim të paligjshëm të kufirit, dhe tre shtetas turq. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një automjet dhe katër aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë dhe Seksionin për Krimet Kompjuterike në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizoi me sukses operacionin e koduar “BACKLASH”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;
– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë;
– E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane;
– A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene;

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera (marokene, afgane, irakene) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë, ku pasi sistemoheshin fillimisht në dhoma me qira apo hostele në zonën e Laprakës, transportoheshin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetasit E. E. dhe A. I. dyshohet se kishin rolin e organizatorit në këtë skemë trafikimi, duke u koordinuar me persona të tjerë të kombësisë siriane në Greqi dhe Siri, ku nëpërmjet aplikacioneve “Ëhatsapp”, “Messenger” etj, bënin koordinimin e lëvizjes së emigrantëve nga Greqia për në Shqipëri, duke angazhuar shtetasit shqiptar të arrestuar në këtë skemë, të cilët luanin rolin e transportuesit, përkthyesit dhe të personave që shpesh tërhiqnin paratë që transferoheshin nëpërmjet agjencive te transfertave monetare.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, tre shtetas turq. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar një automjet dhe 4 aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit, kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te jashteligjshem klandestine ne shqiperi operacion backlash emigrante te jashteligjshem klandestine ne shqiperi operacion backlash

Sondazh

Poll