Aktualitet

Greqi/ Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, arrestohen 3 shqiptarë në Athinë

28 Mars 2019, 15:47 Nga DOSJA
Greqi/ Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës,

GREQI- Tre shqiptarë janë arrestuar sot në Athinë, pasi akuzohen si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.

Pas një operacioni të policisë së Athinës, u shkatërrua një rrjet i trafikut të drogës në zonën më të gjerë të Athinës, ndërsa në pranga ranë katër persona, tre shqiptarë dhe një tunizian, të moshës 27-63 vjeç, të akuzuar për veprat penale të krijimit te organizatës kriminale, trafikante droge si dhe armëmbajtje pa leje. Grupi vepronte duke trafikuar drogë, kryesisht në qendër të Athinës.

Gjatë kontrolleve të  kryera nga policia greke, në shtëpitë e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar  një sasi kanabisi me peshë  2 kg dhe 449.2 gram,  2.940 euro, katër peshore precize dhe një pajisje elektrike të shkarkimit. Të arrestuarit do të paraqiten sot në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës për t’u njohur me masën e dënimit.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptare athine greqi trafik droge arrestohen 3 shqiptare athine greqi trafik droge

Sondazh

Poll