Politike

Balla: S’do të ketë asnjëherë legalizim kanabisi për përdorim, për arsye mjekësore kemi përdorur edhe vajin e kë

14 Maj 2020, 10:39 Nga DOSJA
Balla: S’do të ketë asnjëherë legalizim kanabisi

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar në seancën e sotmem se asnjëherë nuk do të lejohet legalizimi i kanabisit në Shqipëri për përdorim. Balla ka deklaruar se mund të lejohet vetëm për arsye mjekësore.

“Këto ditë është bërë një keqpërdorim të termit legalizim i kanabisit.  Nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri. Sa të jemi ne nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri, si përdorim i kanabisit. Por ajo që duam dhe presim prej një viti, duam të hulumtojmë dhe kemi hulumtuar për të gjitha praktikat më të mira si kulturë bujqësore. Në fund t¡ fundit është një kulturë bujqësore. Në Shqipëri kemi përdorur historikisht kërpin dhe vaji i kërpit në Shqipëri është përdorur  edhe në kohën para viteve 90 për arsye mjekësore. Edhe kjo kulturë bujqësore ka një rendimet të lartë dhe krijon një cikël të ri ekonomik. “, u shpreh Balla.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 14 maj 2020 seancë plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll