Politike

Me maskë, Basha “shtrëngon brrylin” me biznesmenët në Durrës: Rama keqmenaxhoi situatën, bizneset janë në krizë

14 Maj 2020, 08:52 Nga DOSJA
Me maskë, Basha “shtrëngon brrylin” me biznesmenët

Durrës-  Kreu i Partisë Demokratike, vijon turin e takimeve me qytetarët. Së fundmi kryedemokrati ka zhvilluar takime me bizneset në Durrës, ku është shprehur se qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë pasi ka favorizuar 10 oligarkë dhe nuk ka mbështetur biznesin. Gjatë takimeve Basha shfaqet me maskë, ka përveshur mëngët e këmishës dhe me qytetarët “shtrëngon brrylin”, duke respektuar kështu masat për COVID-19.

“Xhiro është 50% më pak. Nga ndihma nuk përfituam asgjë”, tha një tregtar teksa bisedoi me Bashën. Ndërsa një tjetër që kishte tre të punësuar pohoi se asnjëri prej tyre nuk e ka marrë pagesën e ndihmës.

Pronarët e bizneseve të vogla e përkufizojnë si vjedhje të tyre vendimin e qeverisë për faturat afrofe të dritave dhe të ujit.

“Ne patëm dy goditje njëra pas tjetrës. Si nga tërmeti, që s’patëm asnjë ndihmë, si nga koha e virusit, ne thjesht po mbahemi me një rrogë minimale. Na kanë futur në faturën, e faturuar sipas këtij muaji të vitit të kaluar. Është afrofe 340 mijë lekë”- tha njëri prej tyre, duke e bërë faturën e dritave shumë të lartë sesa pagesën e marrë nga qeveria, siç vuri në dukje kreu i opozitës.

Njësoj si qytetarët e Tiranës, edhe në Durrës tregtarët kërkojnë të dinë ku janë paratë që ata kanë paguar si taksa të rritura gjithë këto vite. “Duam pak mbështetje se në ditë të mirë, ditë me diell ecim vetë Po mbajmë deri diku niptin hapur me shpresën që mund të rimëkëmbemi, mund të na japin ndonjë kredi të butë me atë që dëgjojmë në televizor, por për momentin s’dimë asgjë. Shkojmë nëpër banka asnjë lloj përgjigje, është thjesht vetëm llafe, letrat nuk dihet se ku janë, se ça bëhet”- u shpreh një tregtar tjetër.

Në Durrës, Kryetari Basha u takua edhe me disa pronarë hotelesh e agjencish turistike, të cilët janë prekur rëndë nga izolimi për shkak të pandemisë. Disa prej tyre, të njohur në Durrës si mbështetës të PS, shprehën zhgënjimin për braktisjen e plotë nga qeveria për sektorin e turizmit.

Kërkesa e tyre për anullimin e taksave lokale deri në mars 2021 është mbështetur nga kryedemorakti.  Të gjithë ishin të një mendimi se qeveria duhet të ndihmonte bizneset që të mbante hapur vendet e punës dhe jo të bënte amnisti fiskale për paratë e pista te krimit dhe të klienteles së saj.

Postimi Bashës në Facebook:

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 13 Maj 2020, 19:41

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qënë e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe ka folur lidhur me situatën e shkaktuar nga korona...