Politike

Myslim Murrizi-Spiropalit: Ju jeni një me ata të tjerët, ndani milionat natën! U knaqa që u hapën berberët se shumë nga

14 Maj 2020, 10:23 Nga DOSJA
Myslim Murrizi-Spiropalit: Ju jeni një me ata të tjerët, ndani

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi është shprehur se shqiptarët kanë mbetur jashtë vendit të tyre për shkak të politikanëve.

Gjatë fjalës që mbajti në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme, Murrizi tha se të gjitha palët kanë bërë premtime të mëdha, por në fund fare kanë mbetur në këmbët e politikanëve si Lulzim Basha dhe Edi Rama. Teksa iu drejtua ministres Elisa Spiropali, Murrizi tha se ata i ndajnë milionat natën.

Në fund, deputeti shtoi se i ishte bërë qejfi që janë hapur berberët, pasi kishte parë që shumë nga kolegët e tij ishin qethur skiç dhe disa të tjerë dukeshin si Ismail Qemali.

Të kishit heq 270 lekë ekstra taksë qarkullimi mbi naftën që e vendosët në pushtet. Po citoj 1000 premtimet tuaja. Kemi përzënë jashtë 2 milionë shqiptarë. Ky ligj është ekstra Iidjathtë dhe keni kohë që tregoni se filozofinë dhe partinë e quani të majtë, por keni treguar se ju ata të tjerët jahstë, nuk ngjani por jeni një. Jeni një dhe nuk keni si të ngjani. Nuk guzoni të bëni xëq një fjalë për të shkuar dhe për të votuar për shqiptarët. Çfarë sikleti keni që t’jua shikojë shqiptari emrin, emrin e babës dhe surratin. Meqë dashkemi të mbijetokemi në politikë dhe qenkemi vegjetues. Jeni bërë dy grushta vemjesh që rrini nën kmëbët e atij të sulltanit të Surrelit dhe të atij që es trehuar në vilë, pas tërmetit. Hajdeni pra të shkojmë në votimë dhe të shohemi se kush flliqet. Dhe mos përmend për dushkun, se dushkun ta ka bërë ai i joti. Ky vend ka nevojë për një ligj që hajdutët të mos flasin më në këtë sallë. Këtu për 2 javë ndërrojnë çehre. Nga Nano 1 Nano 2, Berisha 1 Berisha 2, Rama 1 Rama 2, por nuk guxuat të ndërroni as ngjyrimin e naftës. Ndaj atë komitetin që mbledheni në mejhane hajde ta bëjmë këtu. Të vijnë të flasin, por nuk vijnë sepse bashkë me ju kanë marrëveshje. Ju ndani milionat natën me njëri-tjetrin. Sa mendoni se mund t’ju hidhni hi syve shqiptarëve? Desha të falenderoj që na hapët berberët se u knaqa shumë, kur pashë edhe look-un e disa prej kolegëve këtu. Ca ishin qethur skiç, ca kishin marrë pamjen e Ismail Qemalit,”- tha Murrizi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 14 maj 2020 myslim murrizi seanca plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll