Politike

Debati për Zgjedhoren, Grupi Parlamentar Demokrat shkarkon Rudina Hajdarin si kryetare… Murrizi merr drejtimin

14 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
Debati për Zgjedhoren, Grupi Parlamentar Demokrat shkarkon Rudina Hajdarin

TIRANE- Shkarkohet Rudina Hajdari si kryetare e grupit parlamentar Demokrat në Kuvend. Në vend të Hajdarit, është vendosur Myslim Murrizi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak për shkarkimin janë bërë debatet e forta në këtë grup, në lidhje me hartimin e Reformës Zgjedhore. Po të njëjtat burime bënë me dije, se grupi pretendoi se Hajdari nuk ka informuar ata në lidhje me ecurinë e Reformës Zgjedhore. Mësohet se debate të ashpëra ka pasur mes Hajdarit dhe Murrizit në mbledhjen e fundit.  “Mos më hiqni”, mësohet t’u ketë thënë  ish-kryetarja e grupit deputetëve të tjerë, të cilët në unanimitet vendosën tia besojnë këtë detyrë Murrizit.

Hajdari doli hapur dje kundër të dyja forcave politike, PD e PS, pasi sipas saj, kanë bërë marrëveshje për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor.

Grupi Parlamentar Demokrat përbëhet nga 9 deputetë që hynë në Kuvend pas dorëzimit të mandateve nga Partia Demokratike, Lëvizja Soicaliste për Integrim dhe Aleatët. Kjo nuk është hera e parë që Rudina Hajdarit i vihen “shkopinj” nën rrota nga ky grup deputetësh. Korab Lita, pretendoi disa muaj më parë, se është emëruar ai në krye të grupit. Hajdari shkoi edhe më tej, kur tha se është kërcënuar në zyrë nga Lita për të lënë këtë post.

Por çfarë ndodhi dje? 

Për tri orë u mblodh Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. PS e PD janë dakordësuar për një sërë çështjesh, megjithëse mbledhja nisi me klimë të ashpër. Në përfundim, Gjiknuri kërkoi që deklaratat politike, Rama-Basha, të mos ktheheshin në një shkak për të braktisur tryezën e dialogut. Ndërsa, PD e pa këtë si një fitore nga ana e opozitës, dhe se maxhoranca sipas Bylykbashit u tërhoq nga deklarata e Ramës për të mos patur qeveri teknike. Administrata Zgjedhore dhe Kolegji do të diskutohen të hënën. Nga ana tjetër, Rudina Hajdari doli e pakënaqur nga takimi dhe tha se palët kanë rënë dakord për të miratuar një reformë pa ndryshim të sistemit zgjedhor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grupi parlamentar demokrat myslim murrizi rudina hajdari shkarkohet rudina hajdari grupi parlamentar demokrat myslim murrizi rudina hajdari shkarkohet rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 13 Maj 2020, 19:41

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qënë e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe ka folur lidhur me situatën e shkaktuar nga korona...