Politike

Korab Lita bllokon foltoren! Ruçi e përjashton: Të paralajmërova të ulesh në vend, e teprove

14 Maj 2020, 10:26 Nga DOSJA
Korab Lita bllokon foltoren! Ruçi e përjashton: Të

TIRANË– Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi deputetin Korab Lita nga seanca  e Kuvendit. Pas fjalës së deputetes Elisa Spiropali, Lita kërkoi fjalën dhe u shpreh se donte të replikonte në lidhje me deklaratën që dha më parë, deputeti Myslim Murrizi.

Deputetit iu fik mikrofoni dhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i bëri thirrje dhe e paralajmëroi për përjashtim, pas bllokimit të foltores.

Pjesë nga biseda

Ruçi: Ulu pra, ulu aty…

Lita: Dua fjalën.

Ruçi: Nuk ka replikë, nëse ke pobleme me fjalën e Murrizit, bëje debatin në grup dhe ju këtu në Kuvend, do përjashtohesh…

Lita nuk lëviz nga foltorja

Ruçi: Po të paralajëmroj, kë bllokuar foltoren

Lita sërish nuk lëviz

Ruçi: Zoti deputet, jeni paralajëmruar dhe sipas rregullores, kaluar dy minuta duke bllokuar foltoren, jeni i përjashtuar nga seanca e Kuvendit. 

(F.M./DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci korab lita perjashtohet korab lita seancë plenare 14 maj 2020 gramoz ruci korab lita perjashtohet korab lita seancë plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll