Politike

Spiropali-Hajdarit: Kërkesa e Opozitës vjen era myk, nuk mund ta ktheni kohën mbrapsht ju dhe ata që kanë dalë në rrugë!

14 Maj 2020, 09:57 Nga DOSJA
Spiropali-Hajdarit: Kërkesa e Opozitës vjen era myk, nuk mund ta

TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali është përplasur sot me Rudina Hajdarin, [ërsa i përkes çështjes së Teatrit Kombëtar dhe e krahasoi atë me Opozitën jashtëparlamentare, konkretisht Partinë Demokratike. 

Spiropali u shpreh se Opozita e Parlamentit është një me atë të jashtëparlamentares, pasi ata kërkojnë që të qëndrojnë në politikë me çdo kusht dhe bëjnë pazare për veten. Përsa i përket çështjes së Teatrit, Spiropali tha se Shqipëria ka paur nevojë prej kohësh për një teatër me kushte moderne dhe se godina e re, do të jetë dinjitoze e me kushte. 

Përsa u përket protestuesve në lidhje me Teatrin, Spiropali tha se ata janë disa trushpëlarë, ndërsa artistët e vërtetë tha se do të përformojnë sërish në skenë.

Të nderuar deputetë të depozitës këtu në Kuvend, e nderuar Rudina. Ju sigurisht keni shumë gjëra ndryshe nga Opozita që është në rrugë por keni dy gjëra të përbashkëta. Jut ë dy mendoni se se mund të ktheni kohën mbrapsht dhe mendoni se pakica mund të mposhtë shumicën, dhe se mund të fitoni me patos e me sulme. Vjen era myk kërkesa e Opozitës jashtëparlamentare, do të mbajë në këmbë sistemin e vjetër të drejtësisë. Po ju çfarë kërkoni? E dini mirë se çfarë deputetësh kishim në Kuvend, herë Bajraktarë, herë agallarë e herë të fortë që ua nxirrnin votat nga hundët qytetarëve. Mos hajdeni këtu të na thoni këto. Ne kemi në dorë që njerëzit që numërojnë votat të jenë të depolitizuar dhe t’u përgjigjen qytetarëve. Nga ana tjetër në Kolegj duam që të jenë gjyqtarë që e kanë kaluar Vettingun dhe të mos prishin rendin. Edhe një çështje tjetër, Teatri. Ja ku bashkoheni edhe ju me ata. Sepse ata janë tallur, Teatri Komëbtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur teatër moj zonjë, kanë qenë ca trushplarë e jo artistë. Shumica e aktorëve që kanë dhënë shpirtin në atë skenë do vazhdojnë ta japing në mënyrë dinjitoze. Ata duan të bëjnë Pazar për veten e tyre, për sistemin, ju doni të mbijetoni në politikë, po në të njëjtën mënyrë. Unë dua që ju dhe të gjithë të mbijetoni dhe të keni sukses të madh në politikë. Për këtë nuk e fajin maxhoranca, e kanë fajin ata që ju nxorrën këtu. Gjëjeni aty problemin,“- tha Spiropali.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali seancë plenare 14 maj 2020 elisa spiropali seancë plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll