Politike

”Rama po i shkel syrin Berishës, Basha është në gjumë”/ Ralf Gjoni-Hajdarit: Lista të hapura ose të ikim nga tryeza e

14 Maj 2020, 08:56 Nga DOSJA
”Rama po i shkel syrin Berishës, Basha është në

Tiranë- Deputeti Ralf Gjoni në seancën e sotme plenare ka deklaruar se PS dhe PD nuk po marrin në konsideratë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ai i kërkoi Rudina Hajdarit që të rishikojë vendimin, dhe nëse nuk do të vendoset për lista të hapura do të largohen nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Ai theksoi se Rama po i shkel syrin Berishës për këtë çështje dhe tha se Lulzim Basha është në gjumë.

Ndërkohë që parlamenti diskuton për energjinë elektrike, çdo shqiptar i ndershëm i pavarur që nuk i përket komunitetit të lëpirasve, ka një pyetje pse ka frikë Edi Rama listat e hapura? Përse propozimi im për ndryshimin e sistemit nuk është futur për trajtim por trajtohet nga Gjiknuri me një fjali, që propozimet e opozitës do të shikohen nga ekspertët nëse përputhen me Kushtetutën. Hapja e listave nuk kërkon ndryshim kushtetute, nëse ndryshimi i sistemit kërkon ndryshim kushtetute hajde flasim. E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit. Nuk e duam për vete por për shqiptarët, a mendoni se ju Gramoz Ruci keni frikë nga listat e hapura? Nuk e besoj. Ka frikë Majko? Nuk e besoj? Zoti kryetar ka ardhur momenti të flasim hapur, apo Elisa Spiropali? Fare, fare, fare (qesh) e kam shumë sinqerisht. Ka frikë Rudina Hajdari frikë, apo unë? Jo! Fare. Ka shumë socialistë që na e pranojnë se duan listat e hapura dhe janë gati të garanojnë më këtë sistem? Atëherë pse Rama i shkel syrin Berishës, nuk po flas për Bashën se ai është në gjumë. Shqipëria nuk ka nevojë për reformën elektorale por reformim të sistemit. Ne do të futemi në zgjedhje në vitin që vjen, a me një apo me. Që PS-ja është në krevat me PD-në, ata të LSI-së nuk i kuptoj pse 2017, kanë çuar Vasilin që duket si nuse fshati. Më e fortë duket Rudina Hajdari. Nëse ata vazhdojnë të luajnë lojëra, prania jonë në atë këshill duhet të futet në diskutim, nuk kemi nevojë të bëhemi nevojë e tresheve të tyre në krevat për të mbajtur pishtarin. Do të deskriditoj cdo lapanjos që do të votojë atë reformë, do i denoncoj te SPAK-u, që ta provojë se nuk fle gjumë si Lul Basha”,  u shpreh Ralf Gjoni.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seancë plenare 14 maj ralf gjoni seancë plenare 14 maj

Sondazh

Poll

Politike 13 Maj 2020, 19:41

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qënë e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe ka folur lidhur me situatën e shkaktuar nga korona...