Politike

“Quhem Rudina Azem Hajdari”, deputetja flet pas shkarkimit: Janë deputetë që bëjnë ligje për narkotrafikantë e biznes

14 Maj 2020, 09:50 Nga DOSJA
“Quhem Rudina Azem Hajdari”, deputetja flet pas shkarkimit:

TIRANE- Pasi u njoftua përmes telefonit se 9 deputetët e grupit të saj parlamentar e kishin shkarkuar, Rudina Hajdari doli në Kuvend për t’u zotuar para shqiptarëve se kauza kryesore që duhet ndjekur sot është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Me tone të ashpra, Hajdari tha se në Kuvendin e Shqipërisë rreth 90% e ligjeve hartohen për t’ju shërbyer biznesmenëve dhe narkotrafikantëve që fitojnë prej tyre.

“Teatri është Godinë e Shenjtë dhe duhet ruajtur. Përpos kësaj, kam ardhur të diskutoj një gjë tjetër. Kam ardhur të flas për diçka tjetër, sepse sapo më erdhi lajmi. Dje në Këshillin Politik u diskutua ndryshimi i sistemit. Sot, kauza më me vlerë është kauza për ndryshimin e sistemit. Ky parlament kalon ligjet, dhe pas tyre, fshihen deputetë që ka biznesmenë pas tij, dhe ka një ministër që duan të shesin prona. Taksat e qytetarëve shqiptarë janë për këto pazare. Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë që kanë pas vetes një të fortë, një narkobiznesmen, e ka edhe nga ata që duan një llokmë të kësaj gjëje.”-tha Hajdari. 

Më tej, pa e komentuar shkarkimin, Hajdari tha se kauza e saj do të ndiqet, pasi siç tha ajo, shqiptarët do i ngrejnë sytë lart e do e shohin të vërtetën.

“Unë s’bëhem kurrë pjesë e kësaj opozite, e këtyre pazareve. më kanë thënë, Rudin kështu bëhet politika me pazare. Jo mor jo, politika nuk bëhet me pazare. Është e rëndësishme që ky parlament të ketë njerëz që përfaqësojnë. Të mbarojë njëherë e mirë kjo mënyrë e shpifur. Unë s’do të jem kurrë mashtruese. Unë s’do të dal kurrë mashtruese dhe me shumë para. Edhe pse do të kem shumë shkopinj nën rrota dhe njerëz që do të më luftojnë, por ama dijeni mirë, se shqiptarët do ngrejnë sytë dhe do më shohin dhe do e dinë që unë quhen Rudina Azem Hajdari. (Duartrokitje nga deputetët).”-tha ajo. 

Ditën e sotme, grupi parlamentar demokrat ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare duke e zëvendësuar atë me Myslim Murrizin. Shkarkimi vjen një ditë pas mbledhjes së këshillit Politik, ku Hajdari hodhi akuza për PD e PS, që sipas saj janë bërë bashkë për të mos lejuar ndryshimin e sistemit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grupi parlamentar demokrat rudina hajdari grupi parlamentar demokrat rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 13 Maj 2020, 19:41

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qënë e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe ka folur lidhur me situatën e shkaktuar nga korona...