Politike

REPLIKA/ “Të të vijë turp, kërko ndjesë”, Hajdari i përgjigjet Spiropalit: T’i s’flet dot pa marrë leje tek Rama,

14 Maj 2020, 10:04 Nga DOSJA
REPLIKA/ “Të të vijë turp, kërko ndjesë”,

TIRANE– Rudina Hajdari iu përgjigj ministres për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se Hajdari vazhdon të ndjekë shembullin e opozitës jashtë parlamentit. Hajdari e nisi replikën me përgjigjen e Spiropalit për Teatrin dhe i kërkoi të tërhiqte ofendimet për artistët jashtë, e vijoi sërish me akuzat për politikën shqiptare. Hajdari tha se Kuvendi sot është “lavatriçe e pastrimit të parave të pista”.

Zonja Spiropali t’ju vijë turp që i ofendoni artistët shqiptarë. Nuk e dija që ju ishit edhe arkitekte, por të isha në vendin tuaj do kërkoja falje dhe do ktheja fjalën pas. E kupton zonja Spiropali që këtu s’bëhet asgjë për qytetarët, dhe ti se ngre dot dorën po nuk të dha leje kryeministrin. Që këtu në këtë Kuvend gjithçka bëhet për biznesmenë dhe oligarkë. A e kuptoni që Kuvendi është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave. Këtu duhet të pasqyrohet vullneti i shqiptarëve dhe jo i kryetarit tënd.”,-tha Hajdari. 

Ditën e sotme, grupi parlamentar demokrat ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare duke e zëvendësuar atë me Myslim Murrizin. Shkarkimi vjen një ditë pas mbledhjes së këshillit Politik, ku Hajdari hodhi akuza për PD e PS, që sipas saj janë bërë bashkë për të mos lejuar ndryshimin e sistemit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali rudina hajdari seanca plenare 14 maj 2020 elisa spiropali rudina hajdari seanca plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll