Politike

Kuvendi/ Debate të forta për Zgjedhoren, demokratët shkarkojnë Hajdarin dhe drejtimin e merr Murrizi, përjashtohet Korab Li

14 Maj 2020, 08:07 Nga DOSJA
Kuvendi/ Debate të forta për Zgjedhoren, demokratët

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot pas dy javësh pushim, ku në rendin e ditës për herë të parë nuk ishin çështje që lidhen me pandeminë e COVID-19. Deputeti Korab Lita u përjashtua nga seanca plenare, pasi bllokoi foltoren për dy minuta. Kryetari Gramoz Ruçi, bazuar në rregulloren e Kuvendit e përjashtoi.

Halit Valeri kërkoi që në Kuvend të vijnë për t’u shqyrtuar edhe ligjet që parashtrohen nga opozita parlamentare. Debate ka patur edhe nga deputeti Ralf Gjoni, i cili ka ngritur si shqetësim diskutimet e djeshme në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Gjoni kërkoi nga Rudina Hajdari, bashkë-kryetare për këtë reformë, njëherazi përfaqësuese e opozitës së re në Këshillin Politik, që të kushtëzojë ndryshimin e sistemit me largim nga tryeza.

Pas nisjes së seancës, u zyrtarizua edhe shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kryesimi i grupit parlamentar Demokrat, në kohën kur Hajdari ka qenë një zë i fortë kundër ecurisë së Reformës Zgjedhore, pasi sipas saj, PD e PS janë kundër ndryshimit të sistemit Zgjedhor në vend. Në krye të grupit do të jetë Myslim Murrizi, nënkryetar i Kuvendit merr postin e Hajdarit.

Ditën e sotme u miratuan ndryshimet në disa projektligje të parashikuara në rendin e ditës, si më poshtë:

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar

Projektligji “Tregjet e kapitalit”

Projektligji “Për përmirësimin e zonave të biznesit (BID)

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

(J.V;F.G;F.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 14 maj 2020 kuvendi i shqiperise seanca plenare 14 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 13 Maj 2020, 19:41

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qënë e ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ku edhe ka folur lidhur me situatën e shkaktuar nga korona...