Aktualitet

Grushta mjekut 70-vjeçar në Dibër/ Pranga një 43-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

28 Mars 2019, 15:44 Nga DOSJA
Grushta mjekut 70-vjeçar në Dibër/ Pranga një

DIBËR– Një 43-vjeçar është arrestuar dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi ushtruan dhunë ndaj një mjeku.

I arrestuari me iniciale A.L. dhe vëllai i tij V.L., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushta mjekun Agron Mevexhiu, 70 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim

Kjo nuk është hera e parë që në spitalet shqiptare dhunohen mjekë. Në harkun kohor të një muaji, 2 mjekë të tjerë janë dhunuar nga familjarët e pacientëve. Rasti i parë për 2019, u regjistrua në QSUT, ku u dhunua mjeku infektiv Gentian Stroni. Pak ditë më vonë, disa të afërm të dehur qëlluan me tullë në kokë mjekun e Urgjencës në Spitalin e Durrësit.Për dhunën në spitale, ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një urdhër të ri, ku ndalohen vizitat e familjarëve në pavione. Lidhur me dhunën në spitale, protesta janë zhvilluar edhe nga mjekët e QSUT-së në Tiranë, të cilët shkruanin se ishin kthyer në tabelë qitjeje nga pacientët.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron mevexhiu dhuna ne spitale diber agron mevexhiu dhuna ne spitale diber

Sondazh

Poll