Aktualitet

Tre zjarre brenda ditës, flakët përfshijnë Fushë Krujën dhe Pezën (Video)

28 Mars 2019, 13:49 Nga DOSJA
Tre zjarre brenda ditës, flakët përfshijnë Fushë

TIRANË– Tre zjarre kanë përfshirë tre vende të ndryshme në Shqipëri ditën e sotme. Dosja.al mëson se në zonën e Fushë Krujës është djegur vendi i quajtur Fusha e Gjolës, në Krujë është djegur vendi i quajtur Danë. Zjarri gjithashtu ka përfshirë zonën e quajtur Bregu i Lumit në Pezë Helmës në Tiranë.

Mësohet se janë djegur më shumë se tre hektarë me bimësi, rrënjë ulliri, kallamishte, barishte, etj. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka neutralizuar flakët që të mos digjeshin shtëpitë që ndodheshin pranë këtyre zonave.

Mësohet gjithashtu se zjarri është i qëllimshëm. Ky nuk është rasi i parë i zjarreve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako sqaroi se dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta, në thuajse të gjitha prefekturat dhe se prej datës 3 Mars e deri më sot, janë konstatuar 69 vatra zjarri, që kanë djegur 167 hektarë.

Kreu i Emergjencave Civile theksoi se kjo situatë është e qëllimshme dhe u bëri thirrje punonjësve të administratës vendore apo qendrore si dhe qytetarëve që të denoncojnë në numrat përkatës në çdo rast rreziku apo rënieje zjarri.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë kruje peze helmes shqiperi tirane zjarre fushë-krujë kruje peze helmes shqiperi tirane zjarre

Sondazh

Poll