Politike

Boja në protestë/ Veliaj: PD-ja paradite shkatërron veprën historike, pasdite mbron Teatrin

28 Mars 2019, 15:25 Nga DOSJA
Boja në protestë/ Veliaj: PD-ja paradite shkatërron veprën

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me protestën e opozitës.

Me anë të një statusi në Twitter, Veliaj shkruan se njëri nga protestuesit, i cili hodhi bojë të zezë mbi ministrinë e Brendshme, shkatërroi veprën e Florestano di Faustos, ndërkohë që mbron ndërtesën e Teatrit!

Postimi i plotë i Erion Veliajt

Pamje mbreselenese nga Koordinatori i PD per Trashegimine Kult.! Paradite shkaterron vepren e Florestano di Faustos, pasdite kinse mbron tallashin e Teatrit! Hipokrite e vandale te pameshirshem! Lum Tirana, ju ka bere dalje me vakt e refuzon çdo here ekskursionin tuaj te dhunes!

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot për tre orë protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë ky qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit.(Lexo këtu) Protesusit u përplasën disa herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Protestuesit ndalën marshimin edhe para ministrisë së Brendshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019 sperkatja me boje erion veliaj protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019 sperkatja me boje

Sondazh

Poll