Bota

Frika nga rikthimi i një vale të dytë të koronavirusit. Parlamenti i Francës miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonsh

12 Maj 2020, 17:49 Nga DOSJA
Frika nga rikthimi i një vale të dytë të koronavirusit.

FRANCË– Parlamenti i Francës ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 10 korrik për shkak të pandemisë së Covid-19.

Kjo ka ardhur pas një jave diskutimesh në parlament por përfundimisht u vendos që e vetmja zgjidhje ishte zgjatja e urgjencës shëndetësore,  duke qenë se në Francë ka pasur një numër të lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi. Po ashtu mësohet se vendi është frikësuar nga rikthimi i një vale të dytë të koronavirusit.

Të paktën 48 orë nga fillimi i lehtësimit të kufizimit, një votim i fundit i Asamblesë Kombëtare me 450 vota pro dhe 84 kundër mundësoi miratimin e këtij projektligji të ndjeshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme që hyri në fuqi më 24 mars për dy muaj, duke i dhënë qeverisë fuqi për zbatimin e masave në luftën kundër COVID-19 është zgjatur deri më 10 korrik.

Në Francë deri më tani kanë humbur jetën 26,643 persona dhe janë infektuar 177,423 pacientë.

Burimi; .sortiraparis

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll