Bota

Ministri britanik i Shëndetësisë ‘shuan’ shpresat: Nuk do të ketë pushime verore jashtë vendit

12 Maj 2020, 16:17 Nga DOSJA
Ministri britanik i Shëndetësisë ‘shuan’ shpresat:

BRITANI– Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hanock,  ditën e sotme është shprehur se britanikët nuk do të  të bëjnë pushime në vendet e huaja këtë verë për shkak të koronavirusit. Ai tha se qeveria po hap pjesë të ekonomisë dhe se sezoni tradicional i pushimeve nuk do të zhvillohet këtë verë.

Ndërkohë ai ka shtuar se edhe nëse pushimet verore do të bëhen brenda vendit do të  merren masa parandaluese.

“Ka të ngjarë që nuk do të ketë një sezon normal pushimesh verore.Përfundimi nga kjo është se nuk ka gjasa që festat e mëdha, të pasura ndërkombëtare do të jenë të mundshme për këtë verë.“- ka thënë ai.

Ndërkohë linja ajrore ‘Ryanair’ po planifikon të operojë afro 1.000 fluturime në ditë nga korriku, por megjithatë turizmi këtë vit nuk do të zhvillohet në Britani.

Burimi: BBC

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani matt hanock ministri i shëndetësisë në mbretërinë e bashkuar koronavirusi ne britani matt hanock ministri i shëndetësisë në mbretërinë e bashkuar

Sondazh

Poll